LAJMI I FUNDIT:

I themeluar gati 200 vjet më parë në Londër – klubi prestigjioz vetëm për meshkuj, lejoi për herë të parë të anëtarësohen edhe gratë

I themeluar gati 200 vjet më parë në Londër – klubi prestigjioz vetëm për meshkuj, lejoi për herë të parë të anëtarësohen edhe gratë

Anëtarët e klubit ekskluziv të meshkujve në Londër, Garrick, i themeluar në vitin 1831, morën një vendim historik të martën duke lejuar gratë të jenë anëtare, njoftuan sot mediat britanike.

Në një votim që u zhvillua të martën në mbrëmje, 60 për qind e gjithsej 1500 anëtarëve të klubit Garrick mbështetën propozimin për ndryshim, raporton London Times.

Anëtarët u mblodhën në klubin në Covent Garden të Londrës qendrore, vendi historik i themelimit të Shoqatës Anti-Skllavërisë dhe Shoqatës së Futbollit, duke e konsideruar mbledhjen e tyre dje pothuajse si të rëndësishme.


View this post on Instagram

A post shared by Laura P (@lauraperibanez)

Takimi i anëtarëve të Klubit Garrick filloi në orën 17:00 dhe gjatë dy orëve në vijim u paraqitën argumente pro dhe kundër pranimit të grave në klubin tradicional të meshkujve, ku ndër të tjera përfshihet edhe Mbreti Charles III-të dhe zëvendëskryeministri, dhjetëra Lord, një duzinë deputetë dhe avokatë të shumtë të dalluar.

“Një klub i jashtëzakonshëm do të bëhet edhe më i jashtëzakonshëm dhe do të vazhdojë të lulëzojë në vend që të vdesë”, tha një anëtare që mbështeti pranimin e grave.

Votimi u caktua pasi një nga anëtarët më të shquar dhe avokati i njohur Lord Pennick KC tha se nuk kishte asgjë në rregullat ekzistuese të klubit që do t’i pengonte gratë të lejoheshin të bashkoheshin. /Telegrafi/