LAJMI I FUNDIT:

Themelorja në Gjilan liron nga akuza pesë zyrtarë komunal

Themelorja në Gjilan liron nga akuza pesë zyrtarë komunal

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e palës mbrojtëse ndaj të pandehurve B. A., Sh. M., M. C., V. Sh., duke i liruar nga akuza zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Gjilanit.

Sipas një komunikate të kësaj gjykate, të pandehurit janë akuzuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan se kanë kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2.2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


“Kryetari i trupit gjykues pas shikimit me kujdes të gjitha shkresave të lëndës ka gjetur se në rastin konkret, nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat do të mbështetet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale. Në arsyetimin e vendimit thuhet se zyrtarët komunalë të Drejtorisë së Inspeksionit, kanë ndërmarr të gjitha veprimet e tyre, duke dal në terren dhe duke nxjerrë aktvendimet për rrënimin e objekteve pa leje, mirëpo kompetencë për rrënimin e objekteve është ekzekutuesi, i cili ka për obligim të bëjë përgatitjen e procedurës për ekzekutimin e vendimeve të Drejtorisë së Inspeksionit”, thuhet në njoftim.

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori