Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është themeluar grupi punues në bashkëpunim edhe me aktorë jashtë strukturës komunale për trajtimin e qenve endacakë në kryeqytet.
Grupi Punues do të përbëhet nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, Oda e Veterinerëve të Kosovës, Policia e Kosovës, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
“Jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin më të lartë, duke zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit, mirëpo për të arritur rezultatet e dëshiruara, nevojitet bashkëpunim i ngushtë dhe i mirëfilltë me nivelin qendror dhe komunat tjera të vendit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, qentë endacakë vazhdojnë të jenë ndër problemet permanente me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës.
Kryetari Përparim Rama kishte deklaruar se komuna si e vetme nuk ma zgjedhë problemin e qenve endacakë, porse një gjë e tillë mund të bëhet edhe me ndihmën e nivelit qendror, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251