LAJMI I FUNDIT:

I thani rrobat në radiator? Ja përse është njëra ndër gjërat më të rrezikshme që mund ta bëni në shtëpinë tuaj

I thani rrobat në radiator? Ja përse është njëra ndër gjërat më të rrezikshme që mund ta bëni në shtëpinë tuaj

Në lokalet në të cilat thahen rrobat e lara me detergjent dhe me zbutës është konstatuar numër i lartë i kimikateve të cilat janë të rrezikshme për shëndetin dhe të cilat madje mund të shkaktojnë edhe kancerin, ka treguar një hulumtim

Më saktë, është zbuluar që më shumë se 25 bashkime kimike, ndër të cilat janë shtatë ndotës të rrezikshëm të ajrit, madje dy – acetaldehidi dhe benzeni – në SHBA janë shënuar si substanca kancerogjene.


Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se si tharja e rrobave në shtëpi është shkaktare për dhembje koke dhe për problemet me frymëmarrjen.

Gjithashtu, tharja e gardërobës në banesa shton nivelin e lagështisë për 30 për qind dhe me vete tërheq rrezik të shtuar të astmës dhe alergjive. Pos lagështisë, aty shfaqen edhe moli dhe myku. Gjatë kohës ajri i tillë i ndotur aq shumë thahet sa që ndikon negativisht në organet e frymëmarrjes, transmeton Telegrafi.

Mukoza bëhet aq e thatë sa që tërheq alergjenë të ndryshëm dhe shkaktarë të infeksioneve të ndryshme. Simptomat e infeksioneve të organeve të frymëmarrjes janë të shumta – kolla, lodhja kronike, irritimi i syve, i fytit dhe i lëkurës, dhembja e kokës dhe të vjellat.

Nëse rrobat thahen në radiator, pos shëndetit të anëtarëve të shtëpisë, do të pengojë edhe qarkullimin e ngrohtësisë në shtëpi, përkatësisht do të zvogëlojë efikasitetin e radiatorit, gjë që për pasojë ka shtim të ngrohjes, ndërsa vetvetiu edhe shpenzime më të mëdha.

Katër gjëra që nuk duhet t'i vendosni kurrë në tharëse të rrobave pasi do t'i shkatërrojë ato
Lexo po ashtu Katër gjëra që nuk duhet t'i vendosni kurrë në tharëse të rrobave pasi do t'i shkatërrojë ato

Gjithashtu, edhe vetë lagështia e cila avullohet në ajër e bën më të ftohtë dhomën, andaj edhe pse termostati tregon temperaturë të njëjtë, shtëpia do të jetë më e ftohtë se zakonisht. Me atë rast rrobat e ndjeshme të cilat të njoma vihen në radiatorë mund të dëmtohen sepse në to pëlcasin fijet e penjve.

Prandaj do të duhej të ndryshoni shprehitë tuaja. Megjithatë, ndonjë rrobë të larë thajeni jashtë, në oborr apo në ballkon.

Tharja e tillë është e ngadalshme, por rrobat megjithatë thahen, madje edhe në temperaturë nën zero. Në fillim bëhen me akull, pastaj ngadalë thahen.

Prandaj, nëse patjetër jeni të detyruar, thani rrobat në ndonjë lokal në të cilin më pak qëndroni, nëse nuk keni mundësi që rrobat t’i thani në makinë tharëse apo në ambient të hapur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori