LAJMI I FUNDIT:

Thaçi viziton ekipin olimpik të Kosovës: Albinit i urova suksese

Thaçi viziton ekipin olimpik të Kosovës: Albinit i urova suksese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Kore të Jugut.

Thaçi ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut.


Ai gjatë ditës së sotme ka vizituar nga afër ekipin olimpik.

Presidenti i Kosovës ka publikuar disa foto në faqen e tij zyrtare ku ka shkruar se i uroi suksese Albin Tahirit.

“Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpik të Kosovës”.

“Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme”.

“Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Albin Tahiri do të marrë pjesë në pesë gara në Lojërat Olimpike dimërore. /Telegrafi/