LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Vetëvendosje pa Albin Kurtin nuk mund të fitojë

Thaçi: Vetëvendosje pa Albin Kurtin nuk mund të fitojë

Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Thaçi ka dhënë sqarime rreth letrës së tij dërguar deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ndër të tjera i ka thënë që të largohet nga kjo lëvizje, apo ta ndryshojë atë.

Thaçi ka thënë se ka konsideruar që është momenti i duhur që duhet ngritur disa çështje publikisht, që Vetëvendosje, sipas tij të mos jetë përsëritje e partive të tjera në vend.


“Mendoj që ka qenë momenti i duhur me që 2017 ishte vit zgjedhor. Vetëvendosje doli shumë e suksesshme në zgjedhjet qendrore edhe me përfundimin e zgjedhjeve lokale doli ndër partitë më të fuqishme duke marrë qendrat më të mëdha, Prishtinën dhe Prizrenin, përfshirë edhe Kamenicën”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

Thaçi ka shtuar në Zona B se mendon që edhe brenda Vetëvendosjes ka mospajtime për veprimet që kanë ndodhë.

“Këtu përmend rastin e grushtimit në studio dhe mos reagimin e Vetëvendosjes”, ka pohuar Thaçi.

“Mund të bëhet çfarëdo lloj veprimi, pavarësisht se mund të jetë i kundërligjshëm si rrokullisjen e makinave të EULEX, kamionëve me mallra serbe dhe gazit lotsjellës. Rrjedhimisht del se ato janë të papranueshme meqë nuk i ekzekuton vet, çka do të thotë se duhet të distancohet nga to”, ka shtuar ai.

Jusuf Thaçi, letër publike Albin Kurtit: Ndryshoje qasjen ndaj personave që e kanë instaluar dhunën si mjet politik, ose largohu nga VV
Lexo po ashtu Jusuf Thaçi, letër publike Albin Kurtit: Ndryshoje qasjen ndaj personave që e kanë instaluar dhunën si mjet politik, ose largohu nga VV

“Jam kundër mitizimit të individit, por Vetëvendosje pa Albinin është problem të konceptohet, pavarësisht se ai është ose jo kryetar i saj. Votat kanë treguar se Vetëvendosje pa Albin Kurtin nuk mund të fitojë”.

“Zgjedhjet lokale në anën tjetër treguan se vetëm me Albinin nuk mund të fitohen zgjedhjet… Vetëvendosje nuk është një grup njerëzisht, ajo është rritur, partia më e madhe parlamentare”, ka theksuar ai ndër të tjera.

Thaçi ka thënë se me letrën e tij drejtuar Kurtit ka dashur ta përcjellë frikën që ka se Vetëvendosje do të veprojë sikur partitë e tjera.

“Frika s’ka të bëjë me atë që unë kam personalisht, por ka të bëjë me atë se mos Vetëvendosje do të jetë një përsëritje. Shumë njerëz në Kosovë kanë kontribuuar para Vetëvendosjes dhe ka rezultuar që kanë keqpërdor pushtetin dhe kanë keq qeverisë me këtë vend. Janë vërejtur disa simptomat, disa ngjarje të fundit, prandaj duhet prerë rrugën”, ka thënë ai.

Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Thaçi ka thënë se kjo lëvizje nga zgjedhjet qendrore të këtij viti ka zbutur diskursin e saj.

Thaçi ka dhënë sqarime rreth letrës së tij drejtuar deputetit Albin Kurit ku ka sqaruar edhe arsyet e dërgimit të saj.

“Kemi parë të gjithë që sidomos në fushatën e zgjedhjeve qendrore pati ndryshim të diskursit të Vetëvendosjes edhe në mënyrën figurative se si dukeshin me kratva, por edhe të adresimit të çështjeve dhe qasjen me ndërkombëtarët”, ka thënë Thaçi.

“Është mirë kjo sepse është domosdoshmëri e kohës, po për dallim nga diskursi dhe për nga veprimet duhet të ndryshojë”, ka shtuar ai.

“Nuk është fjala vetëm për kreun e Vetëvendosjes por duhet të adaptohej nëpër të gjitha strukturat deri te aktivisti i thjeshtë”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori