Thaçi uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij të ri në Maqedoninë Veriore, presidentit të zgjedhur Stevo Pendarovski.
"Presidenti Thaçi ka shkruar se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë lidhje të përzemërta dhe themele të forta, që mbështeten në dëshirën e përbashkët për të nxitur bashkëpunimin reciprok në të gjitha fushat.
Po ashtu, Thaçi i ka përgëzuar edhe subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat u dëshmuan konstruktive, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në këtë proces zgjedhor", thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































