LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Trump për dialogun më tha “e keni përkrahjen time 100 %, vazhdoni”

Thaçi: Trump për dialogun më tha “e keni përkrahjen time 100 %, vazhdoni”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun e tij amerikan Donald Trump, gjatë shënimit të 100 vjetorit të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris.

Thaçi në Zona B të Klan Kosovës ka treguar detaje nga ky takim me presidentin amerikan.


“Në dy takimet e zhvilluara në darkën e së shtunës dhe drekën e së dielës me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump kanë qene fillimisht falënderimi për mbështetjen e tij personale si president i SHBA-ve për Kosovën, për konsolidimin e shtetit dhe vazhdimësinë e kësaj përkrahje të palëkundur nga SHBA-të për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen euro-atlantike”, ka deklaruar Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se e ka njoftuar presidentin amerikan edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se ka marrë përkrahje të plotë nga ai.

“Në çështjen e dialogut, e kam informuar për dialogun, negociatat dhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjes por edhe për vështirësitë dhe pengesat. Trump ka qenë i drejtpërdrejtë në komentin dhe mesazhin që më dha mua si president i Kosovës, më tha shumë qartë ‘e keni përkrahjen time 100 %, vazhdoni. Presidenti Trump dhe qeveria e SHBA-së janë në mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”, u shpreh Thaçi.

Thaçi ka thënë se ndonëse Kosova është një shtet i vogël, për presidentin amerikan është një kauzë e madhe.

“Natyrisht, Kosova është shtet i vogël dhe këtë duhet ta dimë të gjithë ne, por kam vërejtur se për Trump, Kosova është kauzë e madhe, ka qenë edhe për Barack Obaman, George W. Bush, Bill Clinton deri te Bushi i vjetër [George H. W. Bush]. Kjo na jep nder neve, kam vërejtur se edhe pse jemi shtet i vogël, kauza e Kosovës është e madhe për SHBA-të, për presidentin Trump dhe ekipin e tij”, deklaroi presidenti Thaçi.

Ai tutje shtoi se vlerësimi dhe mesazhi i tij është mesazh edhe për ne, qe duhet të jemi më unik, të punojmë bashkërisht dhe të lëvizim bashkërisht me SHBA dhe partnerët tjerë”.

“SHBA-të nuk na këshillojnë keq, kjo liri, pavarësi dhe ky shtet është produkt i angazhimit maksimal të tyre. Nuk duhet vlerësojmë rolin e SHBA-së vetëm si histori, por duhet ta ruajmë këtë partneritet si sytë e ballit sepse pa këtë partneritet nuk do të jemi as në BE, lëre me në OKB”, tha Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori