LAJMI I FUNDIT:

Thaçi tregon detaje nga takimi i Këshillit të Sigurisë: Kam parë frikë, paranojë dhe konspiracion të kryeministrit Kurti

Thaçi tregon detaje nga takimi i Këshillit të Sigurisë: Kam parë frikë, paranojë dhe konspiracion të kryeministrit Kurti
Foto ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u tregua i papërgaditur dhe kokëfortë, kur ky i kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në një intervistë në Top Channel, Thaçi ka dhënë detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës më 22 mars.


“Liderët e partive politike të Kosovës më kanë rekomanduar mua si president që t’i drejtohem Kuvendit të Kosovës për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Natyrisht unë kam kërkuar të kem një konsultë me kryeministrin dhe pas asaj konsulte kam kërkuar që të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë”, tha ai

Sipas Thaçit, Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës kjo e vërtetuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

“Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Këshillit të Sigurisë së Kosovës të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha Thaçi.

“Në atë mbledhje kam parë një frikë, paranojë dhe konspiracion të kryeministrit Kurti. Duke e parë kokëfortësinë e tij, i papërgatitur me gjendjen e re, kryeministri ka lëvizur në një drejtim anti-kushtetues duke shpallur orë policore”, ka thënë Thaçi.

Presidenti tha se është në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

“Ora policore e shpallur nga Qeveria i takon si vendim ta marrë Kuvendi dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verfikoi edhe Gjykata Kushtetuese”, tha Thaçi.

Ndër të tjera, Thaçi në këtë intervistë e ka kritikuar qeverinë e vendit, duke e cilësuar si të papërgjegjshme karshi stuatës së krijuar pas pandemisë në vend, ku deri tash ka prekur 165 persona dhe ua ka marrë jetën tre të tjerëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori