Themelimin e ushtrisë së Kosovës, nuk do të mund ta bllokojë askush dhe nuk do të lejohet askush që të vendosë Veto mbi të, ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka theksuar se kushtëzimet e Listët Serbe për këtë çështje asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e negociatave, duke nënvizuar se çoftë përmes planit A çoftë përmes planit B, Kosova do ta ketë ushtrinë e vet deri në fund të këtij viti.
“Transformimi i FSK’së në Ushtri nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë. Tani jemi duke punuar të gjitha institucionet në këtë drejtim. Në do të kryejmë të gjitha obligimet që i kemi marrë karshi bashkësisë ndërkombëtare, që ky proces të përmbyllet përmes ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Thaçi në Rtv21.
Ai ka thënë se do të punohet shumë që këto ndryshimi të ndodh përmes kushtetueses, por ka bërë me dije se kanë të drejt të veprojnë edhe me ligj.
“Ne nuk do të lejojmë që askush të vendos veto për këtë proces. Të gjitha çështjet do të kryhen në bashkëpunim me ndërkombëtarët”, tha Thaçi.
Thaçi është shprehur i bindur se krijimin e ushtrisë nuk do të mund ta ndalë askush.
Ai madje thotë se Kosova në fund të vitit do të këtë ushtrinë e vet.
“Nuk do të mund askush ta bllokojë. Për fat të keq është shtyrë për një kohë, por filloj procesi elektoral dhe kjo u shty. Por tani jemi duke punuar të koordinuar, unë jam i bindur që ky proces do te përfundoj. Besoj dhe jam i sigurt që brenda këtij viti Kosova do të këtë ushtrinë”, ka thënë Thaçi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMacron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj