Presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se muaji i Ramazanit është muaj sprove për besimtarët e devotshëm dhe agjërimi e rritë solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin.
Fjalimi i plotë i presidentit Thaçi në iftarin e shtruar sonte për krerët dhe drejtuesit e BIK-ut:
Duke shprehur kënaqësinë që jam në mesin tuaj, ju lutem më lejoni t’ju uroj agjërimin e ditës së sotme. Muaji i Ramazanit për çdo vjet është muaj sprove për besimtarët e devotshëm, të cilët me vullnet heqin dorë nga uji dhe ushqimi, duke iu përkushtuar edhe më shumë besimit në Zot.
Përgjatë këtij muaji mbretëron paqja fizike dhe shpirtërore, rritet harmonia midis mendjes dhe zemrës. Në këtë muaj mbretëron paqja mbi konfliktet.
E mira mbi të keqen. Agjërimi është moment i rritjes së solidaritetit brenda familjes së besimtarëve. Rritje e vëmendjes për njerëzit me gjendje jo të mirë materiale. Kujtesë për solidarizim me të dobëtit.
Kështu, muaji i Ramazanit është muaj i fisnikërimit njerëzor, forcim i dashurisë dhe shpërfaqje e mëshirës. Të nderuar pjesëmarrës të këtij iftari, është fat që jetojmë në një shoqëri me tolerancë të shquar fetare, kulturore dhe etnike. Besimet fetare për ne janë pasuri.
Respektimi i traditave dhe riteve fetare të njëri–tjetrit e bënë më të pasur jetën tonë. Një meritë të veçantë për këtë klimë pozitive keni ju të nderuar krerë dhe drejtues të BIK-ut. Kosova ka qenë dhe do të jetë vend i besimeve religjioze që përjashton frymën e çdo lloj ekstremizmi.
Të nderuar të pranishëm, jemi krenar për kultivimin e traditës së mirë fetare edhe në kushtet më të rënda të robërisë, edhe në sistemet ideologjike moniste.
Klerikët shqiptarë të besimit islam në çdo kohë kanë qenë nga ana e popullit. Nga ana e idealeve dhe synimeve për liri dhe pavarësi. Prandaj sonte, ju uroj këtë iftar të shijshëm me besimin që ditët e mbetura të Ramazanit t’i kaloni këndshëm në mesin e familjeve tuaja dhe të miqve tuaj.
Ndryshe, iftari për krerët e BIK-ut është shtruar nga kryeministri Ramush Haradinaj/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë