LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë, në përmasa të gjenocidit

Thaçi: Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë, në përmasa të gjenocidit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot pas takimit me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se derisa Serbia nuk heziton të gënjejë botën, as liderët e Kosovës nuk do të frenohen të thonë të vërtetën se Serbia ka vrarë mbi 13 mijë civilë në Kosovë, njerëzit e saj kanë dhunuar rreth 20 mijë gra si dhe kanë kryer rreth 450 masakra për të cilat ende askush nuk është dënuar.

Thaçi duke komentuar paraqitjen në Këshill të Sigurimit tha se Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë, në përmasa të gjenocidit, raporton Telegrafi.


I pyetur nëse ato që i ka thënë në Këshill të Sigurimit për të bëmat e Serbisë, i thotë edhe në takime, ai tha “Atë që  e them para kamerave e them edhe në takime të mbyllura. Serbia ka kryer edhe spastrim etnik në përmasa të gjenocidit”.

Presidenti i vendit tha se Kosova nuk mbetet peng i së kaluarës, por e kaluara nuk do të harrohet dhe do të punojnë të ketë drejtësi. /Telegrafi/