LAJMI I FUNDIT:

Thaçi përshëndet votimin e Rezolutës që e bën Limajn e Ahmetin kryenegociatorë

Thaçi përshëndet votimin e Rezolutës që e bën Limajn e Ahmetin kryenegociatorë

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të shtunën Rezolutën për dialogun me Serbinë e propozuar nga PSD-ja.

Pas miratimit të rezolutës ka reaguar Presidenti Hashim Thaçi.


Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, Thaçi ka thënë se mirëpret miratimin e rëndësishëm të kësaj rezolute.

Rezoluta e plotë për dialogun me Serbinë e miratuar në Kuvend
Lexo po ashtu Rezoluta e plotë për dialogun me Serbinë e miratuar në Kuvend

“E mirëpres vendimin e rëndësishëm sot për krijimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë i udhëhequr nga zoti Limaj dhe zoti Ahmeti’’, ka shkruar.

Ai tha se do të bashkëpunojë me ekipin për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Do të bashkëpunoj me ta në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do të hap dyert e OKB, NATO dhe BE-së për Kosovën’’, ka theksuar Thaçi, raporton Telegrafi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në muajin shtator ka propozuar që kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj të marrë rolin e kryesuesit të ekipit negociator, ndërkaq se fundmi është përfolur se Shpend Ahmeti mund të jetë bashkëkryesues i ekipit negociues, së bashku me Fatmir Limajn.

Në seancën që është mbajtur të shtunën nuk kanë marrë pjesë subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori