LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kujton takimin e parë me Kurtin: I ofruam pushkën, tha jo, unë s’jam për pushkë (Video)

Thaçi kujton takimin e parë me Kurtin: I ofruam pushkën, tha jo, unë s’jam për pushkë (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka bërë përshkrimin e figurës së Albin Kurtit.

Thaçi thotë se me Albin Kurtin për herë të parë është takuar në vjeshtën e vitit 1998 në Likoc kur ky i fundit ishte i shoqëruar nga Adem Demaçi.


“Disa ushtarë të UÇK-së i ofruan që të radhitet në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por tha “jo, unë s’jam për pushkë”. Ka refuzuar edhe armën e UÇK-së edhe uniformën e UÇK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-derjtuesi politik i UÇK-së thotë se pas arrestimit të Albin Kurtit, ai bashkë me Rugovën dhe të tjerët që kanë udhëtuar jashtë vendit kanë lobuar fortë për të liruar Albin Kurtin nga burgu serb.

“Në të gjitha takimet që kemi zhvilluar jashtë vendit kemi lobuar fuqishëm për ta liruar atë nga burgu”.

Thaçi ka thënë se në angazhimet politike Albini duhet të ketë më shumë energji pozitive e jo “vetëm vrerë, mllef, negativitet dhe mund të them një agresivitet të panevojshëm për skenën politike kosovare”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori