LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kosova shpejt do ta ketë ushtrinë e saj

Thaçi: Kosova shpejt do ta ketë ushtrinë e saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që po merr pjesë në tryezën organizuar nga Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) me temën “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë se thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jetë forcë multientike dhe e ndërtuar sipas standardeve dhe brenda vitit do ta kenë zyrtarisht statusin dhe funksionin të qartë.

Thaçi ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt.


Ai ka deklaruar se është e rëndësishme që të gjitha institucionet të punojnë fort në këtë proces, në mënyrë që FAK-u të jetë forcë e ndërtuar sipas standardeve.

“Institucionet duhet të përfundojnë të gjitha përgatitjet për përfundimin e transformimit të FSK-së në FAK. Do të punojmë në krijimin e një force ushtarake multietnike sipas standardeve”, tha ai.

Thaçi ka treguar se nga kush do të përbëhet ekipi i unitetit të Kosovës që do të marrë pjesë në bisedimet me Serbinë.

“Grupi i unitetit do të përbëhet nga Presidenca, Qeveria, Kuvendi ku do të jenë të përfaqësuara të gjitha partitë politike, por do të ketë përfaqësues edhe nga shoqëria civile, mediat, akademia dhe kushdo që të kontribuojë në këtë proces politikë”, ka deklaruar Thaçi, njofton Klan Kosova.

Ai shtoi se “institucionet e Kosovës do të jenë bartëse të dialogut”.

“Në fund të këtij procesi do të kemi një kualitet të ri të marrëdhënieve me Serinë”.

“Është e nevojshme që BE, por edhe shtetet anëtare të BE-së veç e veç të mbeten të përkushtuara ndaj procesit dhe të inkurajojnë palët”.

“Kam kërkuar që në këtë proces në fazën përfundimtare të përfshihen edhe Shtet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Thaçi ka thënë se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, pasi është e vetmja rrugë drejt ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme.

Ai  ka nënvizuar se fqinjësia e mirë është shtegu kah kalon rruga evropiane e ballkanasve, njofton Klan Kosova.

“Dialogu nuk ka alternativë, sepse duhet të bëjmë marrëveshje për t’i ikur konfliktit dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme me Serbinë si fqinj. Duhet ndërtuar një frymë dialogu dhe bashkëpunimi; për të mbyllur kapitullin e luftës dhe hapur kapitullin e paqes”, tha Presidenti.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori