LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kishim mospajtime me Vuçiqin, pasi i mohon krimet e Serbisë në Kosovë

Thaçi: Kishim mospajtime me Vuçiqin, pasi i mohon krimet e Serbisë në Kosovë

Pas takimit të samitit të Brdo Brionit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur para gazetarëve ku ka thënë se me presidentin e Serbisë, Aleksaner Vuçiq, janë takuar si dy lider të rajonit por që kanë pas mospajtime meqë siç tha ai, Vuçiq mohon krimet e Serbisë në Kosovë.

Ai tha se ka treguar se kushtëzimi i dialogut nga ana e Serbisë është i padrejtë, ndërsa taksa është vendim i drejtë.


Mëngjesin e sotëm, Thaçi derisa ka shtrënguar duart me presidentin e Serbisë, Vuçiq nuk e ka bërë të njëjtën gjë me Millorad Dodik.

Për pjesëmarrjen e Dodik është pyetur edhe Ilir Meta në konferencën me gazetarë.

Meta u pyet nëse dy liderët e Kosovës dhe Serbisë janë afruar më shumë dhe se a ka gjasa që të rinisë dialogu.

“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje, jo sot dhe as nesër. Samiti i Brdo Brijonit është një samit që ka një format të përcaktuar. Andaj i ftuar ka qenë edhe Millorad Dodik. Ai do të vijë edhe për turizëm këtu”, ka thënë Meta./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori