LAJMI I FUNDIT:

Thaçi, Haradinajt: Një kryeministër serioz nuk flet gjithë kohën për luftëra e tragjedi

Thaçi, Haradinajt: Një kryeministër serioz nuk flet gjithë kohën për luftëra e tragjedi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se ideja për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë ka vdekur, tregojnë se i pari i Qeverisë është në humor të mirë.

Thaçi këto komente i ka bërë në një konferencë për media të zhvilluar të hënën.


“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjoje deklaratat e tij në lidhje me procesin e dialogut. Pa dialog nuk ka të ardhme për Kosovën. Të gjithë e dimë se pozitat tona nuk janë të përhershme, mund të ndërrohet në rast se nuk korrigjohen”, ka shtuar ai.

Sipas tij, një kryeministër serioz nuk flet gjithë kohën për luftëra dhe tragjedi, duke shtuar se “dialogu nuk ka vdekur”.

“Deklaratë interesante, më duket se është në humor të mirë dhe po ndihet komod në karrigen e tij”, ka shtuar Thaçi.

Ndryshe, i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar të hënën se se ideja për shkëmbim apo ndarje të territoreve ka vdekur, dhe për këtë ai ka shprehur edhe ngushëllimet e tij, me ç’rast ka kërkuar që rezoluta e propozuar nga partitë opozitare të votohet në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori