LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e quan provokim kërkesën e Vuçiqit për kompromis pa njohjen e Kosovës

Thaçi e quan provokim kërkesën e Vuçiqit për kompromis pa njohjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksander Vuçiq, se duhet të arrihet kompromisi pa njohjen e Kosovës.

Këto deklarime të presidentit serb, Thaçi i ka quajtur provokime.


“Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për të përditshmen greke ‘Katimerin’, se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis sa i përket zgjidhjet së çështjes së Kosovës, por sipas tij të gjithë ata që mendojnë se mund të shkojnë në Beograd dhe t’ju thonë se duhet ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur – një gjë e tillë nuk do të ndodhë. /Telegrafi/