LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Jemi të gatshëm të bisedojmë për kompromis

Vuçiq: Jemi të gatshëm të bisedojmë për kompromis

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për të përditshmen greke Katimerini, se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis sa i përket zgjidhjet së çështjes së Kosovës, por sipas tij të gjithë ata që mendojnë se mund të shkojnë në Beograd dhe t’ju thonë se duhet ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur – një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

I pyetur rreth çështjes së korrigjimit të kufijve si mundësi e zgjidhjes së çështjes së Kosovës – nëse bëhet fjalë për kufijtë që i ka njohur Kina, Rusia, Greqia dhe Spanja apo ato që i njohin Franca dhe Gjermania, Vuçiq ka hezituar të përgjigjet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pas insistimit të gazetarit për të folur për skenarin e shkëmbimit të territoreve, presidenti serb tha se Serbia gjithmonë ka kërkuar kompromis dhe është kundër çfarëdo zgjidhje që do të ishte në interes të njërës palë.

“Jemi të gatshëm dhe të hapur të bisedojmë për çfarëdo zgjidhje kompromisi. Disa po përmendin modele tjera, por asgjë konkrete nuk po ofrojnë. Nëse dikush mendon se mund të vjen në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën si shtet të pavarur, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori