LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: E papranueshme dhuna ndaj gazetarëve

Thaçi: E papranueshme dhuna ndaj gazetarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit fizik që është sot ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili ka thënë se është i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës ndaj gazetarëve.

“Si shoqëri s’duhet të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë apo i zgjidhjes së problemeve që mund t’i kemi. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës ndaj gazetarëve. Puna e tyre, liria e medias, liria e shprehjes, janë vlera demokratike mbi të cilat ne po e ndërtojmë shoqërinë tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.