LAJMI I FUNDIT:

“Thaçi dhe të tjerët”, njohësit mbështesin kërkesën për një pikë kontakti në Qeveri

“Thaçi dhe të tjerët”, njohësit mbështesin kërkesën për një pikë kontakti në Qeveri

Ende nuk dihet nëse Qeveria e Kosovës do të caktojë një përfaqësues i cili do të shërbente si pikë kontakti për të përshpejtuar kërkesat e mbrojtjes së të akuzuarve në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. Ministria e Drejtësisë nuk ka treguar nëse në adresë të saj është drejtuar një kërkesë e tillë nga Zyra Administrative, ndërsa në Dhomat e Specializuara të Kosovës thonë se ende nuk ka ndonjë dokument publik në gjykatë lidhur me këtë çështje.

Në konferencën e fundit statutore, mbrojtja e Kadi Veselit ka kërkuar caktimin e një përfaqësuesi brenda Qeverisë së Kosovës i cili do të shërbente si pikë kontakti për të përshpejtuar kërkesat e mbrojtjes për ndihmë dhe informacion. Sipas mbrojtjes, ky përfaqësues do të ishte i dobishëm në veçanti tani kur po afrohet fillimi i gjykimit.


Pas kërkesës së mbrojtjes së Veselit, në konferencën e fundit statutore gjykatësi i procedurës paraprake ka kërkuar nga Zyra Administrative që të kontaktojë me autoritetet përkatëse në Kosovë për të gjetur një zgjidhje sipas kërkesës së mbrojtjes.

“Gjykatësi i procedurës paraprake kërkoi nga sekretaria që t’i raportojë atij për këtë çështje pasi ta kishin ngritur çështjen me autoritetet e Kosovës. Sekretaria mund ta bëjë këtë ose nëpërmjet një parashtrese me shkrim, ose gojarisht gjatë konferencës së statusit të ardhshëm. Nëse një parashtresë me shkrim është publike, ajo publikohet në faqen e internetit të DHSK-së. Deri më tani, asnjë dokument i tillë nuk është publikuar në faqen e internetit të DHSK-së. Nëse sekretaria jep informacion gojarisht gjatë konferencës së ardhshme statutore, do të duhet të presim derisa tema të trajtohet në sallën e gjykatës për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje”, ka thënë në një përgjigje me shkrim zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep.

Për këtë çështje KosovaPress ka drejtuar pyetje edhe në Ministrinë e Drejtësisë ku kanë thënë se në këtë kohë nuk mund të flasin për këtë çështje.

Megjithatë një kërkesë po mbështetet nga avokatët dhe monitoruesit e punës së Gjykatës Speciale në Kosovë dhe sipas tyre kjo do të ndihmonte në efikasitetin e procedurës.

“Një kërkesë e kësaj natyre është shumë e arsyeshme siç e dini edhe ju lënda e zotit Veseli, Thaçi dhe të tjerëve është zvarritur shumë dhe caktimi i një oficeri për komunikim me mbrojtjen nga ana e Qeverisë së Kosovës do të ishte e mirëseardhur sepse mbrojtja do të kishte vetëm një adresë në mënyrë që të kërkojë dokumente të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe padyshim që caktimi i një personi të tillë do të jetë në funksion të efikasitetit të procedurës”, thotë avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Artan Qerkini.

Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se caktimi i një pike kontakti në mes të qeverisë dhe mbrojtjes do të krijonte lehtësira, që sipas saj, janë të nevojshme për përgatitjen e çështjes së mbrojtjes.

“Padyshim që caktimi i një përfaqësuesi si pikë kontakti për të përshpejtuar kërkesat e mbrojtjes do t’i kontribuonte mbrojtjes në përgatitjen e tyre efektive për gjykim si dhe do t’i krijonte lehtësirat të cilat janë të nevojshme për ta në mënyrë që të përgatisin çështjen e tyre”, thotë Kadriu.

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar obligon institucionet Republikës së Kosovës të bashkëpunojnë me gjykatën dhe palët e tjera në procedurë.

“Duke i pasur parasysh të drejtat e të akuzuarit të përcaktuara në nenin 21, të gjitha subjektet dhe personat në Kosovë bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe pa vonesë e respektojnë çdo kërkesë për asistencë ose urdhrat apo vendimet e dhëna nga Dhomat e Specializuara apo Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në pikën e parë të nenit 53. /Kp/Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori