LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dhe kryeministri i Maltës biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Thaçi dhe kryeministri i Maltës biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua sot edhe me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, në kuadër të takimeve në margjinat e seancës së radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Thaçi, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i shprehu falënderimin kryeministrit Muscat për mbështetjen e vazhdueshme të Maltës dhënë procesit të konsolidimit të Kosovës.​


Ai tha se Kosova është e përkushtuar ndaj objektivit kryesor të politikës së saj të jashtme – anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne duhet të ecim përpara në procesin e integrimit evropian dhe është e rëndësishme që BE-ja të reformojë procesin aktual të zgjerimit. Ne kemi nevojë për të gjitha vendet e rajonit që të jenë në gjendje për të hapur negociatat në dy-tri vitet e ardhshme, duke përfshirë edhe Kosovën. Kështu, marrja e statusit të vendit kandidat mund të hapë një perspektivë të qartë evropiane për Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në takim u diskutua për rëndësinë e afrimit të BE-së dhe NATO-s me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së, për mbështetjen e Maltës për njohjen e Kosovës nga shtete të caktuara dhe për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Po ashtu, presidenti Thaçi dhe kryeministri Muscat biseduan për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si pjesë e rëndësishme e vizionit dhe strategjisë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, veçanërisht pas miratimit të Ligjit për Investime Strategjike nga Kuvendi i Kosovës.

U tha se Kosova dhe Malta duhet të organizojnë, në një të ardhme të afërt, një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ofronte një mundësi të mirë për komunitetin e biznesit për investime dhe për të nxitur rritjen e vëllimit të tregtar mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori