LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dhe Anderson flasin menaxhimin e burgjeve gjatë pandemisë COVID-19

Thaçi dhe Anderson flasin menaxhimin e burgjeve gjatë pandemisë COVID-19

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson, me të cilin diskutuan lidhur me sigurinë në institucione korrektuese dhe menaxhimin e masave mbrojtëse ndaj Pandemisë COVID-19.

Gjatë takimit, Thaçi e njoftoi Anderson rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Coronavirus”, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit, ku si rezultat i këtij plani, asnjë i burgosur nuk është i prekur nga pandemia.


“Deri sot kemi bërë menaxhim të mirë, por ky fakt nuk duhet të na shpërqendrojë, andaj vëmendja jonë do të vazhdojë të jetë e lartë për aq kohë sa virusi është në mesin tonë”, tha Thaçi.

E në anën tjetër, Anderson theksoi se SHKK me planin operativ “Coronavirus”  ka bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e situatës dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Gjatë takimit, Anderson tha se  OSBE do të vazhdojë ta mbështesë SHKK-në në të ardhmen, sidomos në fushën e trajnimeve, hartimin e rregulloreve dhe të Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori