LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Demonstrata paqësore e studentëve i dha dinamikë të re zhvillimeve në Kosovë

Thaçi: Demonstrata paqësore e studentëve i dha dinamikë të re zhvillimeve në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot 21 vjetorin e protestës së studentëve, duke thënë se demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se falë përpjekjeve të shumë gjeneratave, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë.


“Sot janë bërë 21 vjet, por ende i kemi të freskëta kujtimet nga demonstrata e 1 Tetorit 1997. Ishin ditë kur studentët dhe të rinjtë tanë nuk e duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen e çdo të drejte politike dhe kombëtare nga regjimi serb. Demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje masive, i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë. Shumë të rinj dhe të reja nga Universiteti i Prishtinës, më pas, iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Falë përpjekjeve të shumë gjeneratave, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë!”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori