LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Bazuar në ato që tha Kurti për Asociacionin, kjo qeveri nuk ka më legjitimet të qeverisë me vendin

Thaçi: Bazuar në ato që tha Kurti për Asociacionin, kjo qeveri nuk ka më legjitimet të qeverisë me vendin

Njohësi i proceseve politike, Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave që të mërkurën mbrëma i bëri kryeministri i vendit, Albin Kurti lidhur me marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. 

Thaçi në një postim në Facebook shkruan se bazuar në atë që Kurti deklaroi në RTK në lidhje me Asociacionin, Qeveria nuk ka më legjitimet të qeverisë me vendin.


“Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje”, ka shkruar të mërkurën Thaçi.

Kurti e pranon: Në marrëveshje me Serbinë ka edhe Asociacion
Lexo po ashtu Kurti e pranon: Në marrëveshje me Serbinë ka edhe Asociacion

Ai më tej thekson se relativizimet janë të kota. “ Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme. Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota”, shkruan Thaçi.

Ndryshe, në një intervistë në Televizionin Publik i pari i Qeverisë ka thënë se marrëveshja nuk është më e mira për Kosovën por është mundësi për të ecur përpara.

I pari i qeverisë thotë se ka qenë gjithmonë konstruktiv dhe sipas tij në këtë marrëveshje të fundit ka barazi mes palëve.

E Kurti është deklaruar edhe për Asociacionin. Kreu i ekzekutivit thotë se në marrëveshje ka edhe Asociacion.

“Në marrëveshje ka Asociacion. Neni 10 e thotë se të dy palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara që janë të obligueshme. Pra, janë 39 marrëveshje që ngelen valide dhe të obligueshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori