Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se punësimi e drejtësia kanë qenë prioritete të qeverisë derisa sipas tij dialogu nuk ka qenë as në top-3 prioritetet e qeverisjes së tij.
Në një intervistë në Televizionin Publik i pari i Qeverisë ka thënë se marrëveshja nuk është më e mira për Kosovën por është mundësi për të ecur përpara.
“Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje që ta ulë tavanin, por që ta forcon dyshemenë. Për dallim prej para dhjetë viteve kësaj radhe Serbia refuzoi ta nënshkruaj atë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kurti thotë se pavarësisht se nuk ka nënshkrim të marrëveshjes, ka pranim të saj dhe sipas tij janë dëshmitare edhe të gjitha vendet e BE-së.
Serbia duke mos nënshkruar nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen.
I pari i qeverisë thotë se ka qenë gjithmonë konstruktiv dhe sipas tij në këtë marrëveshje të fundit ka barazi mes palëve.
“Unë gjithmonë kërkojë më shumë se që na është ofruar sepse mendoj se meritojmë më shumë, por besoj se me këtë marrëveshje mund të ecim përpara”.
“Ne jemi e vetmja palë kreative që kemi bërë propozime por që janë edhe konfidenciale, por tashmë pala tjetër heziton pasi që e di se kjo është njohje de-facto”.
Kurti thotë se të dy marrëveshjet e fundit tregojnë barazi mes palëve.
I pari i Qeverisë thotë se në marrëveshje ka edhe Asociacion.
“Në marrëveshje ka Asociacion. Neni 10 e thotë se të dy palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara që janë të obligueshme. Pra janë 39 marrëveshje që ngelen valide dhe të obligueshme”.
“Ta zëmë po i përmendi dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave kadestralë, që nuk ka ndodhur as sot e kësaj dite, është marrëveshja numër 5 në rendin kronologjik. Ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e 16-të, e cila në muajin që vjen i mbush 10 vjet”, vazhdoi tutje Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen disa autobusë me kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci
Varroset në Pejë Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra nga bashkëshorti i saj
Kompanitë e autobusëve nga Kosova shmangin Serbinë për shkak të bllokimeve - kalojnë nga Mali i Zi dhe Shqipëria
Serbia liron disa autobusë me kosovarë në kufirin me Kroacinë - vazhdojnë maltretimet në Hungari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE