LAJMI I FUNDIT:

Thaçi arrin në Nju Jork, do të përballet me Vuçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Thaçi arrin në Nju Jork, do të përballet me Vuçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka arritur në Nju Jork, ku rreth orës 21:00, sipas kohë sonë, do të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandati të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Në Këshillin e Sigurimit, presidenti Thaçi do të flasë edhe për zhvillimet e tjera në Kosovë, si dhe për angazhimin për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në rajon.


Arritjen e Thaçit në Nju Jork e ka konfirmuar edhe kabineti i tij.

Një ditë më parë, në një konferencë për media, Thaçi ka theksuar se vendimi i Kosovës për ushtrinë është i pakthyeshëm. Ai ka theksuar se FSK-ja do të jetë një forcë mbrojtëse dhe shumetnike.

Pritet që mbledhja e sotme të jetë e mbyllur për publikun në Këshill të Sigurimit të OKB-së, përkundër kërkesës së Serbisë dhe Rusisë që ajo të jetë e hapur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori