LAJMI I FUNDIT:

I tha policisë se u godit nga një Tesla, harroi se vetura elektrike ka kamerë 360 gradë – pasi policia analizoi pamjet arrestoi ankuesin

I tha policisë se u godit nga një Tesla, harroi se vetura elektrike ka kamerë 360 gradë – pasi policia analizoi pamjet arrestoi ankuesin

Një burrë në Louisiana të SHBA-ve u arrestua nga policia pasi gënjeu dhe u shtir kinse është goditur nga një veturë Tesla, e cila për fat të mirë kishte një kamerë 360 shkallë të instaluar që filmoi gjithçka dhe e dokumentoi te organet e rendit.

Arthur Bates, Jr., 47-vjeç, i kishte thënë policisë se ishte lënduar pasi u goditur nga Tesla derisa po lëvizte pas në një parking në afërsi të një pompe të derivateve në Slidell, pak kilometra jashtë New Orleans, transmeton Telegrafi.


Por videoja e incidentit që u filmua nga kamera e veturë elektrike, dëshmon se Bates kishte gënjyer për lëndimin. Sikur kjo të mos mjaftonte, Bates i kishte thënë policisë së shoferi i Teslas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Kur pamjet u dorëzuan në polici, shoferi u lirua nga akuzat, kurse ankuesi përfundoi në pranga nën akuzën për inskenim dhe akuza të pabaza në drejtim të një personi të pafajshëm. /Telegrafi/