LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Qeveria planifikon ta rritë tatimin personal në 18 për qind

Tevdovski: Qeveria planifikon ta rritë tatimin personal në 18 për qind

Ministri i Financave, Dragi Tevdovski, sot njoftoi se qeveria planifikon që norma tatimore për tatimin personal të mbetet e njëjtë si më parë – 10 për qind, ndërsa ata qytetarë që kanë të ardhura më shumë se 1000 euro do të japin tatim prej 18 për qind.

Ai shpjegoi se taktimi i drejtë sipas planit do të fillojë në vitin 2019, por së pari herë do të bëhet analizë gjithëpërfshsirëse dhe debat publik për të marrur edhe mendimet e opinionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Maqedoni, ne kemi pabarazi të mëdha financiare. Sipas të gjitha teksteve, taksat duhet të arrijnë një ekuilibër mes pabarazive, theksoi Tevdovski në panelin e sotëm “Ekonomia e Maqedonisë midis vizionit dhe dilemës” nën organizimin e Institutit “Finance Think”.

Sipas Tedovskit, ndryshimi në politikën tatimore e arsyetoi, duke theksuar se normat tatimore për të ardhurat aktualisht në rajon janë më të ulëta në Maqedoni dhe Kosovë.

Ai shtoi se në Maqedoni ka hapësirë për të marrë këto masa dhe përkujtoi se Shqipëria ka rritur normën tatimore me 13 për qind dhe 23 për qind./Telegrafi/