Teuta: Prezantim të mirë dhe klip të ri

Teuta thotë se asaj i pëlqen të ketë një prezantim të mirë në festival, dhe nuk pretendon për ndonjë çmim, pavarësisht se do t’i pëlqente nëse e fiton çmimin e interpretimit ose të vokalit më të mirë.
“Kënga është pritur mjaft mirë. Unë asnjëherë nuk pretendoj për ndonjë çmim. Kam dëshirë që çdo këngë e imja të pritet mirë nga publiku dhe unë të prezantohem mirë para publikut. Mirëpo nëse vërtet duhet të marr ndonjë çmim atëherë do ta merrja çmimin e interpretimit apo vokalit”, është cituar Teuta nga e përditshmja “Infopress”.
Përveç pjesëmarrjes në festival, Teuta dëshiron të realizojë një klip për këngën “Ty” nga albumi i saj më i ri.
“Shpresoj se shpejt do të filloj me xhirimet e videoklipit të ri”, është shprehur këngëtarja.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































