LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, tetë edukatore rezultojnë pozitiv me coronavirus

Tetovë, tetë edukatore rezultojnë pozitiv me coronavirus
Foto Ilustruese

Tetë edukatore në Tetovë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa shtatë edukatore të tjera janë në izolim shtëpiak. Si pasojë e dyshimeve për përhapjen e virusin, në izolim janë edhe tre grupe të fëmijëve.

“Nga numri i madh i të infektuarve, kemi edhe të punësuar të rezultojnë pozitiv. Kemi tetë edukatore në të gjitha objektet por në krahasim me numrin e të punësuarve dhe ato që janë pozitiv, rezulton i vogël. Ato janë numër i vogël që të na pengojnë punën nëpër çerdhe”, tha Ramije Dauti, Drejtoreshë e çerdheve “Rinia” Tetovë.


“Rasti i fundit ishte infektimi i edukatoreve në fshatin Xhepçisht të komunës së Tetovës, ku për pasojë, është mbyllur çerdhja dhe që prej ditësh nuk është më në funksion, ndërsa dy grupet e fëmijëve janë në izolim. Situatë e rënduar, po ashtu paraqitet më numrat e arsimtarëve dhe profesorëve të infektuar edhe në shkollat fillore dhe të mesme”.

Nga Komuna njoftojnë se në Shkollat janë 22 mësimdhënës pozitiv dhe tetë grupe klasore në izolim, ndërsa në Shkollat e mesme ka të regjistruar 20 mësimdhënës me coronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, në Tetovë me koronavirus janë infektuar 3159 persona./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori