LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, mungon sinjalizimi horizontal (Video)

Tetovë, mungon sinjalizimi horizontal (Video)

Mungesa e vijave të bardha që ndajnë rrugët, zebrave si dhe vendeve për parkim shkaktojnë kaos në komunikacionin rrugor në Tetovë. Situata akoma më e keqe është në periferi të qytetit, ku mungon edhe një pjesë e sinjalizimit vertikal. Si pasojë numri i aksidenteve është rritur ndërsa mungesa e sinjalizimit iu shkakton telashe edhe policisë së komunikacionit.

“Neve na pengon gjithsesi, por, iu pengon edhe kalimtarëve dhe vozitësve sepse kemi reagime nga ata. Ne bëjmë kontrolle për kalim në vija të bardha dhe vijmë në një situatë ku ankohen se nuk ka vija të bardha të lyera për këmbësorët, por ne i drejtojmë tek komuna se ajo është ingerente për këto gjëra”, tha Boban Simjanovski, ndihmës komandant i Sektorit për siguri në komunikacion.


Nga Sektori për Komunikacion në Tetovë për mungesën e sinjalizimit horizontal arsyetohen me periudhën e zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë sqarime nuk japin as përse vijat fshihen shumë shpejtë pas lyerjes siç është rasti me rrugën e Ilindenit.

Inserte 3 sec rruga e ilindenit e ndërtuar para pak muajsh

“Në muajin mars janë vendosur mbi 100 shenja vertikale, tash e dhamë urdhëresën për shënimin e sinjalizimit horizontal, por shkaku i kushteve klimatike, borë shi, jemi vonuar dhe presim pas ditës së diel të fillojmë me shënimin e rrugëve”, pohoi Elmir Mustafai. Inxhinier i komunikacionit Sektori për veprimtari publike

Qytetarët ndërkohë thonë se është paradoksale që të dënohen për mos respektimin e sinjalistikës horizontale kur ajo mungon thuajse në të gjitha rrugët.

“Po mungojnë shumë po gjithnjë kanë munguar këto, qoftë në rrugë kryesore qoftë në rrugë tjera. Jemi mësuar pa vija, gjë normale është ajo e dimë se nuk ka vija bile nëpër fshatra është ende ma vështirë, sidomos kur ka mjegull”.

“Po ja do kalosh aty, vija nuk ka do të dënohesh. Zakonisht kaloj tek zebrat por nuk ka, janë fshirë tani dhe nuk e din ku të kalosh”.

Nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës thonë se disa herë kanë tërhequr vërejtjen e Komunës për mungesën e sinjalizimit horizontal duke kujtuar madje dënimet deri në 2000 euro./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori