LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, 184.132 qytetarë me të drejtë vote, votohet në 265 vendvotime

Tetovë, 184.132 qytetarë me të drejtë vote, votohet në 265 vendvotime

Në gjashtë komuna në rajonin e Tetovës ku sot mundësi për të përzgjedhur kandidat për deputetë do të kenë gjithsej 184.132 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë në gjithsej 265 vendvotime.

Më shumë votues ka në komunën e Tetovës, me 84.454 votues në 117 vendvotime. Vijon Bogovina me 27.812 votues dhe 38 vendvotime. Në Zhelinë komisioni komunal zgjedhor ka 23.926 fletëvotime, ndërsa numri i vendvotimeve është 35.


Tearca numëron 22.238 votues dhe 30 vendvotime. Në Bërvenicë ka 24 vendvotime ku do të mund të votojnë 15.534 qytetarë. Më pak votues ka në komunën e Jegunovcës ku janë regjistruar 10.168 votues dhe 21 vendvotime.

“Komisioni komunal zgjedhor Tetovë për ditën e zgjedhjeve ka paraparë dislokim të disa vendvotimeve. Të gjitha vendvotimet të cilat deri më tani janë locuar në objektin e NPK Tetovë në tregun e qytetarit janë dislokuar në SHF ‘Vëllazërimi’ – objekti Qendra e sportit, ndërsa të gjitha vendvotimet nga komuna e Tetovës janë vendosur në SHF ‘Liria’”, kumtuan nga KKZ Tetovë.

Të hënën në rajonin e Tetovës 80 persona të infektuar me Covid-19 dhe në vetizolim. Të drejtën e tyre të votës nga shtëpia dje e kanë shfrytëzuar 192 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në të gjitha gjashtë komunat e Tetovës.

Në trend

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzojë në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzojë në Kushtetuese

Lajme
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Premier League
Kalo në kategori