LAJMI I FUNDIT:

Tetova e para ndër komunat në njësinë zgjedhore numër gjashtë, e fundit Zhelina

Tetova e para ndër komunat në njësinë zgjedhore numër gjashtë, e fundit Zhelina

Nga gjashtë zonat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, ku pjesa dërmuese janë shqiptarët, gjithsej të drejtë vote kanë 309.727 votues. Dalja në zonën zgjedhore numër gjashtë deri në ora 19:00 ka qenë 35.46%, dhe është zona me më pak dalje në Maqedoni.

Nga nëntë komunat që ndodhen në njësinë zgjedhore numër gjashtë, Tetova deri në orën 19:00 ka daljen më të madhe të votuesve me 40.97%, ndërsa Komuna e Zhelinës, e cila është komunë rurale ka daljen më të vogël me 28.16%, njofton Telegrafi Maqedoni.


Komuna e Gostivarit ka dalje prej 35.47%, ndërsa në komunën e Kërçovës dalja është 34.8%.

Prej komunave tjera rurale, në Jegunovcës dalja është 40.52%, në Tearcë 36.42%, Bogovinë 32.1% Bërvenicë 35.34%, dhe Komuna e Vrapçishtet me 29.41%./Telegrafi/