LAJMI I FUNDIT:

Tetë vezë struci 7500-vjeçare janë gjetur në Izrael

Tetë vezë struci 7500-vjeçare janë gjetur në Izrael

Një ekip arkeologësh kanë zbuluar tetë vezë struci që mendohet të jenë më shumë se 7500 vjet të vjetra.

Ata u gjetën të varrosur thellë nën rërë pranë një grope të lashtë zjarri në Negev të Izraelit. Strucat bredhin në zonë derisa u zhdukën në shekullin e XIX, raporton metro.co.uk.


Lauren Davis, drejtoresha e gërmimeve të Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, tha se “ky është një zbulim shumë i rëndësishëm që, me ndihmën e metodave moderne shkencore, mund të na mësojë shumë për njerëzit nomadë të shkretëtirës që kishin jetuar në kohërat e lashta.”

“Në vend gjetëm gurë të djegur, strall dhe vegla guri, si dhe copëza qeramike, por gjetja vërtet e veçantë është ky koleksion i vezëve të strucit. Edhe pse nomadët nuk ndërtuan struktura të përhershme në këtë vend, gjetjet na lejojnë të ndjejmë praninë e tyre në shkretëtirë. Këto kampingje u mbuluan shpejt dhe u riekspozuan me lëvizjen e rërës gjatë qindra e mijëra vjetëve”, shtoi ajo.

Dr Amir Gorzalczany, nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit, pohoi se “Ne gjejmë vezë struci në vendet arkeologjike në kontekste funerale. Natyrisht, ato përdoreshin si burim ushqimi, një vezë struci ka vlerën ushqyese të rreth 25 vezëve normale të pulës. Ndonjëherë ka edhe dëshmi të dekorimit dhe prerjes së vezëve të strucit, duke treguar përdorimin e tyre si sende dekorative”.

“Është interesante se përderisa vezët e strucit nuk janë të rralla në gërmime, eshtrat e zogut të madh nuk u gjenden. Kjo mund të tregojë se në botën e lashtë, njerëzit shmangnin trajtimin e strucit dhe ishin të kënaqur me mbledhjen e vezëve të tyre”, përfundoi ai.

Ndryshe, vezët raportohet se do të ekspozohen në disa muze të ndryshme arkeologjike në shtetin izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori