Tetë lojtarët që vrapojnë më së shumti në Ligën Premier (Foto)

Është shumë e vështirë që të kritikohet dikush që vrapon në të gjithë fushën për të mirën e ekipit. Nga ana tjetër, nuk ka gjë më irrituese sesa të shohësh një lojtar që nuk jep maksimumin dhe nuk vrapon për skuadrën. I gjithë talenti i kësaj bote nuk vlen aspak nëse dikush tregon mungesë dëshira dhe vendosmëri për të ndihmuar ekipin në momentin e nevojës.
Të gjithë e dinë se Ligë Premierë është një nga kampionatet ku duhet më shumë forcë dhe përgatitje fizike për gjatë 90 minutave.
Futbollisti që ka vrapuar më shumë në këtë sezon të kampionatin anglez është James Milner, i cili kryeson listën e futbollistëve maratonomak i ndjekur nga emra të tillë si Aaron Ramsey, Gareth Barry dhe Cesc Fabregas. Kurse, më poshtë keni listën e plotë:
James Milner, Liverpool 113 km
Andrew Surman, Bournemouth, 108.62 km
Matt Ritchie, Bournemouth, 106.78 km
Aaron Ramsey, Arsenal, 105.39 km
Gareth Barry, Everton, 103.75 km
Etienne Capoue, Watford, 102.99 km
Cesc Fabregas, Chelsea, 101.75 km
Darren Fletcher, West Bromwich Albion, 101.05 km

























































