LAJMI I FUNDIT:

Testi i përplasjes së Tesla Cybertruck përfundoi me diçka të papritur

Testi i përplasjes së Tesla Cybertruck përfundoi me diçka të papritur

Elon Musk e bëri një ecje të plotë pranë linjës së prodhimit Tesla Cybertruck në Giga Texas, dhe mund të ketë qenë i pranishëm në këtë test të fundit të përplasjes.

Shumica do të supozonte se ky test i përplasjes do të shkonte keq, por një grup fatlum i spektatorëve ishin për të parë se vetura ndaloi pak afër murit, duke demonstruar se sa të mira janë frenat e tij.


Në fakt duket se vetura përplaset në fund, edhe pse video-ja është prerë dhe nuk e shfaq momentin e goditjes, shkruan techeblog, transmeton Telegrafi.

Prodhimi i hershëm i Tesla Cybertruck është vendosur të nisë këtë verë, me një ngritje graduale në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, që do të thotë se kompania nuk do të fillojë të regjistrojë të ardhura deri në fillim të vitit 2024 për një prodhim të plotë të modelit të saj të ri.

Deri më tani, qindra mijëra fansa kanë vendosur një depozitë prej 100 dollarësh për të rezervuar një Cybertruck, shumë prej të cilëve nuk do të kenë një vend prodhimi deri në fund të vitit të ardhshëm ose në fillim të 2025. /Telegrafi/