Për herë të tretë këtë vit Tesla ka ulur çmimet në të gjitha modelet e linjës së saj në SHBA, kjo shihet si një përpjekje për të tërhequr më tepër blerës në mes të rritjes së normave të interesit.
Uljet më të mëdha që u shfaqën të premten në faqen e internetit të Tesla ishin 5,000 dollarë për automjet për modelet më të shtrenjta të kompanisë që kanë shkallë më të ngadaltë të shitjes, sedani Model S dhe SUV-ja Model X.
Kompania hoqi 2,000 dollarë nga çmimi i SUV-së Model Y, e që është modeli më i popullarizuar, dhe shtoi një version me dy motorë me kosto më të ulët me çmim 49,990 dollarë. Model 3 mori një ulje çmimi prej 1,000 dollarëve, raporton ABC News, përcjell Telegrafi.
Këto lëvizje vijnë pasi shitjet e Tesla-s në tremujorin e parë u rritën me 36 për qind, por nuk kishin pritshmëritë e analistëve. Kompania tha të dielën se dërgoi një rekord prej 422,875 veturave në mbarë botën nga janari në mars, pak më shumë se 310,000 të tilla një vit më parë.
Por në fakt rritja në fjalë kishte shifër më të vogël se ajo nga vlerësimet e analistëve, të cilët sipas FactSet parashikuan një dërgesë prej 432,000 veturave për tremujorin e parë.
Analisti i e-Mobility i Guidehouse Research Sam Abuelsamid tha se uljet janë një shenjë e ngadalësimit të kërkesës për Tesla. Sipas tij, kompania duhet të shesë më shumë vetura për të mbajtur fabrikat e saj të funksionojnë me kapacitet të plotë për të mbrojtur marzhet e larta të fitimit.
“Përdorimi i përgjithshëm i fabrikave të pashfrytëzuara konsumon marzhin në një mënyrë jashtëzakonisht shpejt,” tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit