LAJMI I FUNDIT:

Tesla thotë se makinat me teknologji të plotë ‘vetë-drejtuese’ mund të mos arrihen në fund të vitit

Tesla thotë se makinat me teknologji të plotë ‘vetë-drejtuese’ mund të mos arrihen në fund të vitit

Tesla Inc i tha një rregullatori të Kalifornisë se mund të mos arrijë teknologji të plotë të vetë-drejtimit të automjeteve deri në fund të këtij viti, bazuar në një dokument nga Departamenti i Automjeteve Motorike të Kalifornisë (DMV).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, pati thënë gjatë një konference në janar se ai ishte “shumë i sigurt se makina do të jetë në gjendje të drejtohet vetvetiu këtë vit me besueshmëri më të madhe se njerëzit”.

Kompania Tesla gjithashtu ka prezantuar atë që përshkruan si një version “beta” të programit të saj “të plotë vetë-drejtues” (FSD) për një numër të kufizuar të punëtorëve dhe klientëve që nga tetori, dhe Musk e ka promovuar në Twitter.


“Postimi i Elon Musk, nuk përputhet me realitetin inxhinierik për CJ. Tesla aktualisht është në Nivelin 2”, tha DMV-ja në Kaliforni në një dokument në lidhje me konferencën e 9 marsit me përfaqësuesit e Tesla-s, përfshirë inxhinierin autopilot CJ Moore.

Niveli 2 i teknologjisë i referohet një sistemi drejtimi gjysmë të automatizuar, i cili kërkon mbikëqyrje nga një drejtues. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Auto
Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Auto
Audi vazhdon të promovojë

Audi vazhdon të promovojë "vagonët" - tani vjen me A6 Avant

Auto
Kalo në kategori