LAJMI I FUNDIT:

Tesla do të shkurtojë numrin e punëtorëve – për të ulur kostot dhe për të rritur produktivitetin

Tesla do të shkurtojë numrin e punëtorëve – për të ulur kostot dhe për të rritur produktivitetin

Tesla po shkurton 10 për qind të fuqisë punëtore globale në një përpjekje për të ulur kostot dhe për të rritur produktivitetin.

Prodhuesi i automjeteve elektrike, i themeluar dhe drejtuar nga Elon Musk, ende nuk ka komentuar rreth lajmeve se do të largojë rreth 15 mijë persona nga puna.


Kompania e cila kishte më shumë se 140 mijë persona staf në fund të vitit 2023, ka qenë duke luftuar me rënien e kërkesave për automjetet elektrike, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Sfidat kanë përfshirë edhe uljen e çmimeve të modeleve disa herë për të joshur blerësit, por përpjekjet e saj janë penguar nga konkurrenca e fortë, kryesisht ajo kineze.

Ndryshe, Musk ka njoftuar se tashmë po e përgatit kompaninë për një fazë tjetër të ardhshme të rritjes, andaj po e shikon mundësi për reduktimin e kostove dhe rritjen e produktivitetit.

“Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ne kemi bërë një rishikim të plotë dhe kemi marrë vendimin e vështirë për të reduktuar numrin e punonjësve në më shumë se 10 për qind në të gjithë botën”, tha Musk. /Telegrafi/