LAJMI I FUNDIT:

Tesla po tërheq 55 mijë automjete nga rrugët, shkak vaji i frenave

Tesla po tërheq 55 mijë automjete nga rrugët, shkak vaji i frenave

Tesla do të tërheq nga komunikacioni mbi 55 mijë njësi të modelit Model X të prodhuara nga 2021 deri më 2023.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së (NHTSA) tha këtë, dhe arsyeja është se kontrollori i automjetit ndoshta nuk mund të zbulojë lëngun e ulët të frenave dhe nuk shfaq një dritë paralajmëruese.


Tesla ka lëshuar një përditësim të softuerit pa pagesë (OTA) për të adresuar këtë çështje, tha NHTSA në një deklaratë, raporton Reuters.

Rregullatori amerikan shtoi se Tesla nuk është në dijeni të ndonjë aksidenti, lëndimi ose vdekjeje që mund të lidhet me këtë defekt në automjetet Model X.