LAJMI I FUNDIT:

Tesla patenton sistemin që e pastron me laser xhamin e përparmë

Tesla patenton sistemin që e pastron me laser xhamin e përparmë

Duket se Tesla po punon, që në makinat që i prodhon të mos dëgjohet asgjë

Për më se 100 vjet, pastrueset e xhamave kanë mbetur të pa ndryshuara, njëjtë sikur rrotat e makinave apo ulëset, transmeton Telegrafi.


Askush nuk e ka komentuar ekzistencën e tyre, ndërsa kur mungojnë e pamundësojnë vozitjen e duhur, por ende nuk është gjetur zëvendës për to.

Por, inxhinierët në Tesla janë duke punuar me përkushtim, që të krijojnë laser për xhamin e përparmë, për largimin e mbetjeve të ndryshme.

Në aplikimin për patentë, është bërë e ditur se baza e këtij laseri është e pozicionuar në të njëjtën hapësirë, sikurse baza e pastrueseve të zakonshme. Laseri aktivizohet dhe lëshon dritën që kalon nëpër sipërfaqen e xhamit dhe largon apo djegë mbetjet që ka në shënjestër.

“Laser me pulse për pastrimin e mbetjeve të grumbulluara në xhamin e veturës, si dhe pjesë tjera për marrjen e pamjeve”, thuhet shkurt në aplikimin për patentë. Bëhet e ditur, se ky sistem do të përdoret edhe për të pastruar xhamin e kamerës, që bën të mundur lëvizjen autonome.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse ky sistem me laser, do të bëjë pastrimin nga mbetjet, apo të funksionojë gjatë tërë kohës që të largojë ujin apo pikat e shiut.

Ky sistem, është në mesin e shumë tjerave që po i zhvillon Tesla, që nuk lëshojnë zhurmë dhe e bëjnë vozitjen shumë më të qetë dhe të mirë. /Telegrafi/