LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model X përfshihet nga zjarri, bllokohen dyert dhe udhëtarët mbesin brenda (Video)

Tesla Model X përfshihet nga zjarri, bllokohen dyert dhe udhëtarët mbesin brenda (Video)

Lee Tada ka qenë duke vozitur nëpër Guagzhou të Kinës së bashku me të dashurin, kur e ka përplasur makinën Tesla për mbrojtëset anësore të rrugës.

Për pasojë Model X është kthyer për 180 shkallë dhe ia janë bllokuar dyer, transmeton Telegrafi.


Të mbetur brenda makinës elektrike, ata e kanë thyer xhamin e përparmë dhe janë larguar, vetëm disa momente para se makina të përfshihet nga flakët.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon këtë Tesla derisa digjet, ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet e ngjarjes.

Derisa prodhuesi amerikan nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë, por ky rast pritet të shtojë edhe më tutje dyshimet se modelet EV janë të pasigurt. /Telegrafi/