LAJMI I FUNDIT:

Tesla ka blerë një kompani, për të zgjidhur problemet e prodhimit të Model 3-shit (Foto)

Tesla ka blerë një kompani, për të zgjidhur problemet e prodhimit të Model 3-shit (Foto)

Prodhimi i Model 3-shit po vazhdon me telashe të mëdha, andaj Tesla duhet të bëjë investime shtesë që nuk ishin parashikuar, për të zgjedhur një pjesë të ngecjeve.

Për një kohë të gjatë, kompania amerikane është ndihmuar nga Perbix, që është e njohur për prodhimin e pajisjeve të automatizuara, transmeton Telegrafi.

Me pretendimin se sikur ta ketë në pronësi do të përfitojë më shumë, Elon Musk ka kërkuar të blihet kjo kompani, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet e pagesave.

Zyrtarët nga Tesla nuk kanë pranuar ende asgjë, vetëm se thuhet kanë pasur bashkëpunim të ngushtë me Perbix-in në tri vitet e fundit.

Derisa Model 3 parashihej të prodhohej në 10,000 njësi brenda javës, në tre muaj janë lansuar vetëm 260 makina, edhe pse ka mbi 100 mijë blerës që kanë bërë porosinë. /Telegrafi/