LAJMI I FUNDIT:

Tesla Cybertruck nuk do të aprovohet në Evropë?

Tesla Cybertruck nuk do të aprovohet në Evropë?

Sipas ekspertit Stefan Teller, Tesla Cybertruck nuk do të lejohet të vozitet në rrugët e Evropës.

Asnjë makinë nuk shkaktoi aq trazim në 2019 sa ajo e Teslas.


Dizajni futuristik dhe materialet e përdorura për ta bërë kamionin veçanërisht të fortë kanë çmimin e tyre.

Në Evropë, makina në formën e saj të tanishme nuk është aprovuar, kështu ka thënë një ekspert gjerman në një intervistë për Automobilwoche, transmeton Telegrafi.

Në modelin dhe formën e tanishme, nuk i jep makinës një shans për të marrë miratimin në Evropë. Për më tepër, sistemi funksionon krejtësisht ndryshe në Gjermani.

Në SHBA, prodhuesit mund të vërtetojnë përshtatshmërinë e tyre për përdorimin e rrugës vetë, dhe ka shumë më pak kërkesa për t’u përmbushur.

Sidoqoftë, në Evropë duhet të respektohen 50 deri në 60 rregullore.

Përveç prodhuesit, autoritetet dhe organet e pavarura të inspektimit teknik janë gjithashtu të përfshirë në një proces aprovimi. /Telegrafi/