Aktori i njohur i serialit “Empire”, Terrence Howard, ka bërë një deklaratë befasuese në lidhje me Sean "Diddy" Combs, i cili aktualisht përballet me akuza të shumta për abuzim seksual dhe trafikim.

Gjatë një interviste në Podcast-in e Patrick Bet-David, Howard rrëfeu se Diddy i kishte bërë afrime seksuale, nën pretekstin e bashkëpunimit profesional.


Sipas tij, producenti i famshëm e kishte ftuar për disa javë radhazi për të marrë mësime aktrimi, por në vend të punës konkrete, Diddy "thjesht e shikonte".

"Ai nuk kishte interes për aktrim, vetëm më vështronte", – tha Howard. Më tej, aktori tregoi se asistenti i tij i kishte sugjeruar se Diddy "po përpiqej të afrohej me të seksualisht", çka e shtyu Howard të ndërpriste menjëherë kontaktin.

Howard shtoi se ka pasur edhe raste të tjera kur producentë të tjerë në Hollywood i kanë bërë përparime, të cilat i ka refuzuar me ashpërsi: "I kam kërcënuar se do t’i grushtoja në gojë ose do t’u rrëzoja kokën."

96957755 14575249 Howard claims he cut off all communication with Diddy after inti a 24 1743888246509

Ai theksoi se nuk është pajtuar kurrë me komprometimin e burrërisë së tij, duke deklaruar: “Unë nuk bëj role homoseksuale, nuk puth burra. Për mua, karta mashkullore është gjithçka.”

Aktori, i cili më parë është përballur edhe vetë me akuza për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, shprehu shqetësimin e tij për presionet në industrinë e argëtimit dhe ndikimin e tyre në burrërinë dhe integritetin personal të artistëve.

“Shumë aktorë e humbin veten për hir të famës apo për të përfituar. Kur humbet burrërinë tënde, humbet edhe thelbin tënd”, – tha ai, duke e përmbyllur deklaratën me një thirrje për autenticitet dhe dinjitet. /Telegrafi/

95973197 14575249 Diddy who denies the cascade of sexual abuse accusations against a 25 1743888246513