LAJMI I FUNDIT:

Tërnava: Presidentes e kryeministrit duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë

Tërnava: Presidentes e kryeministrit duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë

Kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ka quajtur njeri “bollshëm të lexueshëm”.

Tërnava në RTV Dukagjini ka thënë se qëndrimet politike të Albin Kurtit për të ardhmen e Kosovës janë të njëjta dhe të ditura prej vitesh.


“Intervista e tij nga burgu në Serbi flet mjaftueshëm për të”.

I pari i myslimanëve të Kosovës ka pasur fjalë të mira edhe për Vjosa Osmanin pasi sipas tij në ish-partinë e saj Osmani ka thënë kontribut të madh.

“Unë e uroj presidenten për postin e ri dhe lus Zotin të çojnë para proceset. Inatet dhe zënkat t’i lënë anash. Kosova po pret ditë më të mira dhe këta nuk kanë kohë për zënka. Presidentja, Kryeministri e ministrat, fute edhe myftiun aty nga pozita që ka, nuk duhet dhe nuk kanë mundësi të bëjnë gjumë të rehatshëm ngase kanë gajle të mëdha. Atyre shpeshherë duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë në raport me popullin dhe të ardhmen e vendit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tërnava thotë se personalisht ka pasur raporte shumë të mira me të gjitha qeveritë në Kosovë.

Ai thotë se e çmon shumë faktin se politika asnjëherë nuk është përzier në punët e brendshme të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Politika asnjëherë nuk duhet të përzihet në fe dhe as feja në politikë”, deklaroi ndër të tjera Naim Tërnava./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori