Retorika që rrethon termocentralin më të madh bërthamor në Evropë afër vijës së frontit në Ukrainë, po bëhet gjithnjë e më alarmante derisa figurat ndërkombëtare që paralajmërojnë rrezikun e një aksidenti të madh.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres beson se dëmtimi i mundshëm në uzinën e Zaporizhzhia mund të jetë “vetëvrasje” dhe presidenti i Turqisë ka thënë se askush nuk dëshiron një tjetër Çernobil – aksidenti më i keq bërthamor në botë kur Ukraina ishte nën sundimin sovjetik, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Rusia e kapi termocentralin në bregun e majtë të Lumit Dnieper në fillim të luftës së saj, por këtë muaj të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime të vazhdueshme të termocentralit.
Secila palë pretendon se tjetra po planifikon një provokim. Ukraina thotë se një grup rus filmik ka inskenuar tashmë një sulm për ta fajësuar Kievin. Zyrtarët rusë të mbrojtjes kanë prodhuar një hartë që tregon se si një re radioaktive mund të përhapet prej uzinës nga Ukraina në vendet fqinje, duke përfshirë Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë.
Atëherë, cili është rreziku për këtë central bërthamor që strehon gjashtë reaktorë dhe a po përballet Evropa me një shkrirje të tipit Fukushima?
“Unë nuk do të shqetësohesha shumë”, thotë Mark Wenman, kreu i Qendrës për Trajnimin e Doktoraturës në të Ardhmen e Energjisë Bërthamore.
“Zaporizhzhia u ndërtua në vitet 1980, e cila është relativisht moderne. Ajo ka një ndërtesë të fortë ‘mbajtëse’. Është 1.75 metra e trashë, prej betoni të përforcuar rëndë në një shtrat sizmik [për t’i bërë ballë tërmeteve]… dhe duhet shumë për ta thyer atë”.
Ai kundërshton krahasimet me Çernobilin në vitin 1986 ose me Fukushimën në vitin 2011. Çernobili kishte të meta serioze në dizajn, shpjegon ai, derisa në Fukushima gjeneratorët me naftë u përmbytën, gjë që ai beson se nuk do të ndodhte në Ukrainë pasi gjeneratorët janë brenda ndërtesës së kontrollit (‘mbajtëse’).
Pjesa më e madhe e ankthit ka qenë për impiantin që vihej nën zjarr nga predha artilerie ose raketa. Ukraina ka akuzuar forcat ruse se e përdorin atë si një mburojë nga e cila mund të qëllojë në qytetet e afërta. Rusia e mohon këtë.
Ky mund të mos jetë rreziku më i madh. Pas 11 shtatorit, centralet bërthamore u testuan për sulme të mundshme që përfshinin aeroplanë të mëdhenj dhe u gjet se ishin kryesisht të sigurta.
Një rrezik potencialisht më serioz mund të vijë nëse furnizimi me energji i reaktorëve bërthamorë dhe gjeneratorëve rezervë humbet dhe çon në humbjen e ftohësit. Pa energji elektrike për të fuqizuar pompat rreth bërthamës së nxehtë të reaktorit, karburanti do të fillonte të shkrihej.
Gjenerali Igor Kirillov, i cili drejton trupat e mbrojtjes bërthamore të Rusisë, tha se sistemet mbështetëse të uzinës tashmë ishin dëmtuar nga granatimet dhe ky ai lloj dështimi i pompës dhe gjeneratorit mund të çojë në mbinxehje të bërthamës së reaktorit dhe në shkatërrimin e objekteve të uzinës.
“Kjo nuk do të ishte aq serioze sa Çernobili, por gjithsesi mund të çojë në një çlirim të radioaktivitetit dhe kjo varet nga ku fryn era”, thotë Claire Corkhill, profesoreshë e degradimit të materialit bërthamor në Universitetin e Sheffield.
Për të, rreziku që diçka të shkojë keq është i vërtetë – dhe Rusia do të ishte po aq në rrezik sa edhe Evropa Qendrore.
Autoriteti i energjisë atomike i OKB-së, IAEA, paralajmëron për një “rrezik shumë real të katastrofës bërthamore” dhe ka kërkuar që t’i lejohet aksesi në vend sa më shpejt të jetë e mundur. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj dhe të çmilitarizojë zonën me një “perimetër të sigurt”. Rusia ka refuzuar, duke argumentuar se kjo do ta bënte fabrikën më të prekshme.
Agjencia bërthamore e Ukrainës thotë se tre nga katër linjat e transmetimit të energjisë që lidhin termocentralin me Ukrainën tashmë janë dëmtuar nga raketat. Nëse edhe burimi i fundit i energjisë prishet, agjencia beson se karburanti bërthamor do të fillojë të shkrihet “duke rezultuar në një çlirim të substancave radioaktive në mjedis” dhe gjeneratorët me naftë nuk do të ofrojnë një zgjidhje afatgjate.
Por profesori Iztok Tiselj, kryetar i inxhinierisë bërthamore në Universitetin e Lubjanës në Slloveni, beson se rreziku i një incidenti të madh radioaktiv është minimal pasi vetëm dy nga gjashtë reaktorët po funksionojnë tani.
“Nga këndvështrimi i qytetarëve evropianë nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar”, thotë ai. Katër të tjerët janë në një gjendje mbylljeje të ftohtë, kështu që sasia e energjisë që nevojitet për të ftohur reaktorët është më e vogël.
Mark Wenman vlerëson stafin ukrainas në termocentral që reduktoi numrin e reaktorëve për operim.
Kjo do të thotë se edhe pse produktet radioaktive vazhdojnë të jenë radioaktive, e ashtuquajtura “nxehtësi e kalbjes” pas një mbylljeje dobësohet në mënyrë eksponenciale me kalimin e kohës. “Me kusht që gjeneratorët me naftë të jenë në gjendje të mirë, edhe nëse humbasin energjinë elektrike nga rrjeti, ato duhet të jenë në gjendje të ftohin reaktorin”, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Evropa drejt prodhimit të një aeroplani hapësinor hipersonik

Trump dhe Epstein ishin miq të ngushtë?

Trump u diagnostikua me pamjaftueshmëri kronike venoze – sa serioze është gjendja e tij?

Rrëmujë në dasmën e djalit të guvernatorit indonezian, tre të vdekur

Trump hedh poshtë akuzat për lidhje me Epstein: Nuk ka prova, nuk ka asgjë

"Vritni agresorët rusë, fitoni pikë", ukrainasit po prezantojnë një model të ri lufte

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë