LAJMI I FUNDIT:

Tërmkolli: Komandantët që janë në politikë, kanë provuar me djegë shtetin për pushtet (Video)

Tërmkolli: Komandantët që janë në politikë, kanë provuar me djegë shtetin për pushtet (Video)
Melihate Tërmkolli në emisionin "Përballje"

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se e vetmja LDK-ja nuk ka sakrifikuar shtetin për pushtet.

Tërmkolli, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se subjektet politike në Kosovë kanë një dallim të madh se si e shohin shtetin dhe pushtetin.


“Kemi një dallim shumë të madh. Kanë provuar të gjithë komandantët që janë në politikë, me djegë shtetin për pushtet. E vetmja LDK-ja deri sot nuk ka rrezikuar shtetin për pushtet”.

“…E vërteta është shumë e thjeshtë. Ne mund të bisedojmë me muaj e vite por gjërat janë shumë të thjeshta”, ka thënë Melihate Tërmkolli, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Anton Berisha nga AAK, ka thënë se të gjithë janë provuar në pushtet dhe nuk është parë ndonjë dallim i madh.

“Ne kemi qenë bashkë edhe në AAK edhe në LDK…”, i është drejtuar Berisha, Tërmkollit.

Berisha: Kryeministri të mos ndikohet nga deklaratat e subjekteve politike për taksën (Video)
Lexo po ashtu Berisha: Kryeministri të mos ndikohet nga deklaratat e subjekteve politike për taksën (Video)

“Ne [së bashku] duhet të nxjerrim më të mirën edhe në raportet regjionale…A do të hyjë LDK-ja tash apo më vonë në bisedime janë çështje teknike. Me rëndësi shoqëria të bashkohet në këtë betejën e fundit”, ka thënë më tej Berisha./Telegrafi/