LAJMI I FUNDIT:

Tërmkolli “godet rëndë” PDK-në: Është mjeruese të fshiheni pas opozitës

Tërmkolli “godet rëndë” PDK-në: Është mjeruese të fshiheni pas opozitës

Deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se është mjeruese që PDK të fshihet pas opozitës. Tërmkolli i ka adresuar disa kritika ndaj deputetëve të PDK-së.

“Ne kemi probleme të vazhdueshme por ka që 4 apo 5 muaj që kryetari i kuvendit nuk po i udhëheq seancat në kuvend, po thuhet nuk ka vendimmarrje, vendimmarrja është këtu në Kuvend. Ka 4 apo 5 muaj që deputetët e PDK-së po e bojkotojnë Kuvendin dhe po thonë nuk ka vendimmarrje, dhe së fundmi ministrat e PDK-së nuk marrin pjesë në qeveri, vendimmarrje ka edhe në qeveri”, ka thënë Tërmkolli.


Ajo ka theksuar se mocioni është formalisht duke ju drejtuar opozitës se shpreh keqardhje të madhe që kanë ra në kurthin e tjetër kujt./Telegrafi/